Në Korenë e Veriut u botua libri i parë nga përmbledhja e veprave mbi liderin e ri në moshë të vendit Kim Jong-Yun. Në të bëhet fjalë, në veçanti, për talentet diplomatike dhe ushtarake të liderit dhe mbi faktin se si që në moshë fare të re ai mësoi të qëllojë me armë dhe të ngasë makinën.

0Siç pritet, në të ardhmen e afërt do të dalin edhe disa libra të ngjashëm me këtë. Babait të Kim Jong-Yun - Kim Jong Il iu përkushtuan 70 libra, ndërsa gjyshit të tij - themeluesit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë Kim Il-Sung - 100. Në Korenë e Veriut u dukën himni dedikuar Kim Jong-Yun, stemat me portretin e tij si dhe posterat me thirrjen për t’u bashkuar rreth udhëheqësit të madh.