Rebelët në lindje të Republikës Demokratike të Kongos (RDK) i kërkojnë autoriteteve të vendit fillimin e bisedimeve për arritjen e paqes brenda 24 orëve dhe tërheqjen e trupave ushtarake nga qyteti i Gomas në kufi me Ruandën.

Qeveria e RDK deklaron se nuk do të negociojë me "Lëvizjen e 23 Marsit", përkundrazi do të negociojë vetëm me autoritetet e Ruandës, të cilat janë akuzuar për mbështetjen e rebelëve kongolezë.

Ndërkohë dhjetëra mijëra njerëz po largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e sulmeve të rebelëve, trupat e armatosura të të cilëve ndodhen vetëm disa kilometra në veri të Gomas. Nëpër rrugët e qytetit janë dukur tanket e ushtrisë kongoleze dhe paqeruajtësit e OKB-së.