Protestat shpërthyen në kryeqytetin kenian Nairobi të hënën një ditë pas hedhjes në erë të një minibusi të tejmbushur me njerëz, që mori jetën e 7 vetëve. Përgjegjësinë për sulmin deri më tani nuk e ka marrë askush, por protestuesit fajësojnë mbështetësit e grupit islamist somalez "al-Shabaab".

Policisë iu desh të përdorë gaz lotsjellës dhe të shtjerë me armë në ajër në shenjë paralajmërimi për të shpërndarë protestuesit në zonën qytetit të populluar kryesisht nga shtetas somalezë.