Faqet e Internetit të qeverisë së Izraelit iu nënshtruan më shumë se 44 milionë sulmeve kibernetike që nga fillimi i operacionit ushtarak kundër militantëve palestinezë. Për këtë deklaroi Ministri i Financave të vendit Yuval Steinitz. Vetëm një prej sulmeve të hakerëve doli i suksesshëm.

0Sulmet drejtoheshin, në veçanti, kundër burimeve të Internetit të lidhura me mbrojtjen e Izraelit, faqet e Internetit të Kryeministrit, Presidentit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nuk specifikohet se cilën faqe Interneti mundën të thyenin hakerët. Sipas fjalëve të Yuval Steinitz, funksionimi i saj normal u rivendos pas 10 minutash.