Policia indiane njoftoi mbi vrasjen brutale të një burri dhe dy fëmijëve të tij. Nëna e familjes është plagosur rëndë dhe tani ndodhet në spital.

Sipas të dhënave të policisë, çifti i të dashuruarve ua mbathi këmbëve nga fshati i lindjes për t'u lidhur me martesë. Ata u kthyen në vendlindje tre vjet më vonë tashmë me fëmijë. Të dyshuar për kryerjen e vrasjes janë babai i gruas dhe dy vëllezërit e saj, të cilët ishin kundër kësaj martese.

0Policia gjeti babanë e qëlluar për vdekje me armë zjarri dhe dy fëmijët - vajzën 3 vjeçare dhe djalin 7 muaj, të cilët ishin me fyt të prerë me thika. Edhe fyti i nënës ishte gjithashtu i prerë, por ajo arriti të mbijetonte.