Njëri nga udhëheqësit e lëvizjes islamiste “Hamas” deklaroi se ata nuk duan luftë totale dhe se janë të gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjes për armëpushim. Por vendosja e armëpushimit është e mundur vetëm në rast se Izraeli do të plotësojë tre kushte.

Kushtet janë të tilla:ndalimi i zjarrit nga ana e Izraelit, rreshtja e vrasjeve kokë për kokë të liderëve të “Hamas-it” dhe dhënia fund e bllokadës së vendosur ndaj Rripit të Gazës.

0"Ne vërtetë nuk duam një luftë totale, por dhe nuk ngutemi gjëkundi", - deklaroi përfaqësuesi i “Hamas-it”.