Hamasi dhe Izraeli kanë rënë dakord në parim për një armëpushim. Kjo u njoftua nga kanali televiziv "Al Arabiya", i cili citon burimet e veta.

Megjithatë mbeten ende mosmarrëveshje në lidhje me afatet kohore dhe etapat e zbatimit të marrëveshjes. Izraelitët duan që armëpushimi të zhvillohet me dy faza: e para - armëpushimi dhe më pas heqja e bllokadës nga Gaza, e cila është një nga kërkesat kryesore të Hamasit. "Hamas-i" insiston në përmbushjen e menjëherëshme të të gjitha kërkesave të veta.

Aktualisht emisarët izraelite po zhvillojnë konsultime me udhëheqjen e tyre. Takimet e përfaqësuesve të palëve konfliktuese me pjesëmarrjen e ndërmjetësve egjiptianë në Kajro po vazhdojnë.