Të dy partitë kryesore politike palestineze "Fatah" dhe "Hamas" njoftuan mbi bashkimin e forcave të tyre për t’i bërë ballë Izraelit në Rripin e Gazës. "Ne i japim fund ndarjes sonë", - deklaroi zyrtari i lartë i "Fatah" Jibril Rajoub në një miting në Ramallah.

Ballafaqimi midis "Fatah-ut" dhe "Hamas-it" filloi në vitin 2006. Si pasojë e konfliktit Autonomia Palestineze e gjeti veten faktikisht të ndarë në dy pjesë: Bregu Perëndimor i lumit Jordan, i cili kontrollohet nga "Fatah-u" dhe Rripi i Gazës, pushteti në të cilin i përket "Hamas-it".