Të dy kandidatët pretendentë për në postin e kryetarit të Partisë "Bashkimi për Lëvizjen Popullore” (frengj. Union pour un Mouvement Populaire, UMP), të cilën e pat kryesuar më parë Nicolas Sarkozy, - respektivisht ish-Kryeministri François Fillon dhe Jean-François Copé - deklarojë gjithsecili mbi fitoren e vet. Sipas raporteve të fundit, ata i ndajnë nga njëri-tjetri vetëm disa qindra vota.

Pasi u bënë të njohura rezultatet e votimit brenda partisë, mbështetësit e të dy kandidatëve filluan të deklarojnë për shkeljet në shkallë të gjerë.

0Në zgjedhjet në fjalë morrën pjesë më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të partisë. Ekspertët parashikonin një aktivizim shumë më të ulët në zgjedhje të anëtarëve të UMP-së dhe fitoren e sigurt në to të François Fillon.