Gjykata e Apelit e Kabulit la në fuqi dënimin me vdekje për oficerin afgan, i cili në janar vrau katër ushtarë francezë. Abdul Sabor hapi zjarr me armë kundër francezëve të paarmatosur pas një grindjeje.

Familja e të dënuarit këmbënguli për zëvendësimin e dënimit me vdekje me burgim të përjetshëm, duke shpjeguar se ai ishte i sëmurë mendor. Vendimi për çështjen në fjalë do të merret nga Gjykata e Lartë e Afganistanit.