Rusia do ta ruajë praninë e Forcave të veta Ushtarake Detare në Gjirin e Adenit dhe del për aplikimin e sanksioneve kundër liderëve të bandave pirate, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB Vitali Çurkin gjatë debateve mbi piraterinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sipas fjalëve të tij, në plan të parë është problemi i identifikimit dhe neutralizimit të figurave kyçe të "industrisë pirate".

Sipas deklaratës së Zv. Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Jan Eliasson, gjatë 10 muajve të parë të këtij viti janë kryer 291 sulme nga piratët mbi anije të ndryshme, 293 persona janë marrë peng. Veprimtaria më aktive e piratëve detarë vërehet në rajonet e brigjeve lindore dhe perëndimore të Afrikës.