Së paku 18 persona, duke përfshirë edhe 8 fëmijë, humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën sot në Indi gjatë një festë fetare, informon Agjencia e lajmeve IANS.

Sipas të dhënave të mediave, tragjedia ka ndodhur në qytetin e Patna në veri të vendit gjatë festës tradicionale hindu Chhath, një pjesë e rëndësishme e së cilës është edhe larja në lumin Gang.

Shkak i incidentit mund të ketë qenë gjendja e keqe e urës prej kallamash bambuje, nëpërmjet së cilës kaluan festuesit. Kur urë filloi të lëkundet dhe turma e përbërë prej disa mijëra pelegrinësh u pushtua nga paniku, çka dhe i bëri që ata të shtypnin njëri-tjetrin.