0Gjithashtu në qendër të vemendjes së hetuesve ndodhet edhe sistemi satelitor GLONASS. Zhvilluesit e tij janë të dyshuar për përvetësimin e një shume prej 6.5 miliardë rubla (162,5 milionë euro).

Në lidhje me temën e luftës kundër korrupsionit në Rusi korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" zhvilloi një bisedë me Kreun e Dhomës së Lartë të Kontrollit Shtetëror (Auditimit) të vendit Sergei Stiepashin:

- Dhoma e Auditimit është organi parlamentar i ushtrimit të kontrollit financiar në Rusi. Është pikërisht ajo që monitoron respektimin e zbatimit të buxhetit federal, kryen auditime dhe merr mbi vete rolin e iniciatores kryesore të hetimit të rasteve të rënda të korrupsionit. Megjithatë, jo të gjitha çështjet e bujshme janë të profilit të korrupsionit, mendon Sergei Stiepashin. Shpesh herë ato rezultojnë të jenë parregullsi, shkelje banale financiare, dhe ngandonjëherë madje pazotësi menaxheriale.

- Korrupsioni, natyrisht, pengon zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve. Por kur kjo ka të bëjë me banorët në nivel vendor, të cilët janë të detyruar të paguajnë ryshfete, atëherë ai bëhet një çështje serioze e sigurisë. Sepse këta njerëz pastaj shkojnë të votojnë. Me çfarë ndjesie, humori, për kë?

Në rajonet e vendit tashmë ka filluar një luftë serioze - si kundër korrupsionit, ashtu dhe parregullsive, shkeljeve financiare. Të paprekshëm tek ne nuk ka më tani, tha Sergei Stiepashin. Por shumë gjëra varen edhe nga vetë qytetarët. Sergei Stiepashin është mëse i bindur, se njerëzve duhet t’i demonstrohet medoemos vazhdimisht që asnjë fakt korrupsioni, nëse është evidentuar i tillë, nuk lihet pa vëmendje.

- Njerëzit nuk mund të mashtrohen: një gjë themi e tjetër bëjmë. Për më tepër se shumë njerëz janë të njohur, sidomos në nivel rajonal. Në komunë e dinë fort mirë se kush vjedh, në rajon dihet kush përvetëson, i njohin për mrekulli edhe kryebashkiakët hajdutë. Nuk mund të anashkalohen fakte të tilla, duke përfshirë edhe sistemin e zbatimit të ligjit.

0Tani në nivel të Presidentit të Rusisë është marrë vendimi për kalimin tek masat konkrete të luftimit të korrupsionit. Dhe ne mund të shpresojmë për arritjen e një progresi në luftën kundër tij, tha Sergei Stiepashin.