Oficeri sovjetik, nënkoloneli në pension Stanisllav Petrov, i cili frenoi luftën potenciale bërthamore në vitin 1983, për shkak të funksionimit të rremë të sistemit të paralajmërimit të sulmit raketor, u bë fituesi i Çmimit ndërkombëtar Dresden për vitin 2013.

Ceremonia solemne e dorëzimit të çmimit të nderit, i cili i premton laureatit 25 mijë euro, do të mbahet më 17 shkurt në Shtëpinë e famshme të Operas Semper në qendrën administrative të Saksonisë. Për këtë njoftoi sot organizata e cila dorëzon këtë çmim - "Miqtë e Dresdenit".