Përfaqësues të Institutit Williams dhe Laboratorit Gallup evidentuan se Barack Obama dhe Mitt Romney morrën mbështetjen e pothuajse të njëjtit numër të votuesve të orientimit seksual tradicional në të gjitha shtetet përveç Ohio dhe Florida, ku Romney arriti një fitore të parëndësishme në këtë grup. Ndërkohë mes zgjedhësve homoseksualë, numri i të cilëve përbënte rreth 5% të votuesve, Obama fitoi me rezultatin 3-1, i cili ishte plotësisht i mjaftueshëm për fitoren në rang kombëtar.

Presidenti në fuqi Barack Obama fitoi zgjedhjet e kaluara presidenciale të 6 nëntorit me 303 vota të zgjedhorëve nga 270 të nevojshmet.