Dhoma e Apelit e Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë i shpalli të pafajshëm gjeneralët kroatë Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç. Më parë ata ishin dënuar me burgime afatgjata (24 dhe 18 vjet respektivisht) për krimet kundër serbëve gjatë konfliktit në Kroaci në periudhën e viteve1991-1995.

Gotovina dhe Markaç do të lirohen menjëherë nga paraburgimi. Procesi gjyqësor u drejtua nga Kryetari i Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Dhomës së Apelit Theodor Meron.