Ndërmarrja suedeze e mobiljeve IKEA kërkoi falje për shfrytëzimin e punës së të burgosurve politikë në Gjermaninë Lindore, gjë të cilën u detyrua të bëjë më shumë se dy dekada më parë, thuhet në një raport të kompanisë të lëshuar ditën e premte.

Sipas të dhënave të raportit, në prodhimin e mobiljeve të IKEA-s tërhiqeshin të burgosurit, në mesin e të cilëve kishte shumë disidentë. Nga dokumentet dëshmohet gjithashtu se bordi drejtues i kompanisë ka qenë në dijeni të përfshirjes së të burgosurve politikë në prodhimin e mobiljeve, por nuk e parandaloi megjithatë këtë gjë.