Trupat ushtarake siriane po spastrojnë rrethinat e Damaskut. Një operacion i madh po kryhet në lagjen jugore Tadamun, që vazhdon të mbetet prej disa muajsh bastioni kryesor i militantëve nën kryeqytet.

Në lokalitetin Harasta forcat speciale ushtarake asgjësuan një grup komandantësh fushorë të brigadës "Liwa al-Islam", e cila është pjesë e të ashtuquajturës "Ushtria e Lirë Siriane".