Dy raketa palestineze mund të kishin rënë në Jeruzalem, ku funksionoi sistemi i alarmit ajror dhe u dëgjuan shpërthime, njoftoi Zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld.

"Në qytet buçitën dy shpërthime. Bashkëpunëtorët tanë nuk kanë mundur të gjejnë ende vendin e rënies së mundshme të raketave", - tha ai.

Jeruzalemin, me një popullsi prej më shumë se 800 mijë banorësh, nga të cilët rreth 200 mijë janë arabë, Izraeli e ka deklaruar kryeqytetin e tij "të vetëm dhe të pandashëm".

Palestinezët, me të cilët në këtë solidarizohet bashkësia botërore, pretendojnë pjesën lindore të qytetit, të zënë dhe më vonë të aneksuar nga izraelitët. Raketat palestineze nga Gaza kurrë më parë nuk kanë fluturuar deri në Jeruzalem.