Stacioni Kozmik Ndërkombëtar (SKN) të premten në mbrëmje mund të realizojë një manovër të paplanifikuar për t’iu shmangur mbeturinave të kozmosit.

"Ekuipazhi i Stacionit dhe kontrollorët e qendrave të drejtimit të fluturimeve po përgatiten për manovrën e mundshme të anashkalimit të mbeturinave kozmike të premten rreth 19:36 sipas kohës lokale të Moskës" - thuhet në një njoftim të NASA-s.

Një objekt i panjohur iu afrua SKN në një distancë të rrezikshme në orën 21:54.

Manovra nuk do të ndikojë në ankorimin dhe kthimin në Tokë të ekuipazhit të anijes kozmike "Sojuz TMA-05M".