Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi sot projektligjin për aplikimin e sanksioneve të vizave ndaj qytetarëve rusë dhe anulimin e njëkohësishëm të amendamentit kufizues të tregtisë Jackson-Vanik.

Një projektligj i ngjashëm po shqyrtohet edhe në Senat. Ai do të miratohet në dhjetor, para festave të Krishtlindjeve. Presidenti i SHBA-së mund ta nënshkruajnë atë para përfundimit të vitit dhe pas kësaj ai do të hyjë në fuqi.

Rusia deklaroi se do t'i përgjigjet në mënyrë të rreptë miratimit prej autoriteteve të SHBA-së të ligjit mbi "listën e Magnitskit", ndërsa hyrja në fuqi e këtij ligji do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës.