Avioni i gjeneratës së pestë "Raptor F-22" i Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-ve u rrëzua në shtetin e Florida-s. Avioni ra në një masiv pyjor në afërsi të autostradës Panhandle në shtetin e Florida-s. "Piloti arriti të katapultohej nga avioni me parashutë dhe si pasojë e aksidentit ajror askush nuk u lëndua", - tha përfaqësuesi i Bazës së Forcave Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara, ku pilotët trajnohen për të kryer fluturime me avionët gjuajtës të këtij lloji. Për momentin detaje të tjera rreth aksidentit nuk ka.

"F-22" është nië avion gjuajtës multifunksional i gjeneratës së pestë. "Raptor F-22" deri më sot është i vetmi avion gjuajtës i gjeneratës së pestë i Ushtrisë amerikane dhe më i shtrenjti në botë në llojin e tij.