Katër persona humbën jetën sot dhe 17 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së një treni me një autoplatformë me veteranë të Forcave të Armatosura të SHBA-ve në qytetin e Midland (shteti i Texas). Treni i shpejtë u përplas me autoplatformën, në të cilën ndodheshin veteranët që po shkonin në një paradë në mbështetje të ushtarëve amerikanë, të plagosur në konflikte të ndryshme të armatosura.

Sipas të dhënave të policisë së qytetit të Midland, 10 të lënduar janë në gjendje kritike.