Nëntë shtetas të Federatës Ruse dhe Taxhikistanit janë akuzuar për veprimtari terroriste në kuadër të organizatës ndërkombëtare terroriste "Hizb ut-Tahrir al-Islami" ose "Partia Çlirimtare Islame", njofton të premten Ministria e Brendshme e Federatës Ruse.

Në nëntor të këtij viti nën dyshimin për pjesëmarrje aktive në këtë grup janë arrestuar 18 të dyshuar. Anëtarët e këtij grupi terrorist akuzohen për ruajtje të lëndëve eksplozive, armëve, municioneve dhe bombave. "Pesë nga të pandehurit janë liderë të drejtpërdrejtë të celulave të organizatës në mbarë Rusinë dhe në Moskë", - thekson Ministria e Brendshme ruse.