Kompania ajrore meksikane “Interjet” në kontratën e nënshkruar më parë për 20 avionë “Sukhoi Superjet-100” shtoi opsionin edhe për 10 avionë të tjerë. Për këtë njofton sipërmarrja e përbashkët ruso-italiane “SuperJet International”.

Porosia e përgjithshme e kompanisë meksikane për avionë rusë tejkalon vlerën 1 miliard dollarë. Avioni i parë “SSJ-100” për kompaninë “Interjet” tani ndodhet në Venecia. Ky avion do t’i dorëzohet konsumatorit në mars të vitit të ardhshëm. Më pas, në të ardhmen, kompania ajrore do të marrë nga një aeroplan “Sukhoi Superjet-100” në muaj.