Ministri kanadez i Mbrojtjes Peter MacKay premtoi se Kanadaja do të vazhdojë t’i përmbahet pozitës së deklaruar që në vitin 2011 gjatë nënshkrimit të memorandumit mbi mirëkuptimin e ndërsjellë mes ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve.

Në konfliktin aktual mes Izraelit dhe Rripit të Gazës Peter MacKay shpreson se situata nuk do të përshkallëzohet deri në atë pikë, saqë të nevojitet ndërhyrja e vendeve të treta.

Ndërkohë mbështetjen e vet Izraelit ia shprehu zyrtarisht edhe Ministri i Jashtëm kanadez John Baird. Në një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Avigdor Lieberman, John Baird konfirmoi të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten nga gjithfarë "sulmesh terroriste".