Rreth 2 mijë demonstrues u mblodhën të premten në kryeqytetin e Jordanisë Aman duke kërkuar ndërrimin e pushtetit, njofton kanali televiziv ndërarab "Al Jazeera".

Pjesëmarrësit në këtë aksion protestojnë kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe hedhin me zë të lartë sllogane të tilla si "Populli kërkon përmbysjen e regjimit".

Sheshi u rrethua nga forcat e sigurisë. Në rrugët kryesore është vendosur teknika policore, duke përfshirë edhe topat e ujit. Policia nuk i lejon mbështetësit e opozitës t’i afrohen kancelarisë mbretërore.

Jo shumë larg nga kjo demonstratë po zhvillohet një aksion tjetër proteste më pak masiv në mbështetje të Mbretit të Jordanisë Abdullah II. Dy grupet e demonstruesve ndahen nga kordona policësh të paarmatosur.