Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë ra të premten në bregdetin e prefekturës Chiba në afërsi të kryeqytetit të Japonisë Tokio, njoftoi Shërbimi Qendror Meteorologjik i vendit.

Vatra e tërmetit u lokalizua në një thellësi prej 20 kilometrash në Oqeanin Paqësor. Rrezik të ndonjë cunami nuk ka. Ende s'është njoftuar asnjë informacion mbi viktima apo shkatërrime të mundshme.