Kryeministri i Japonisë Yoshihiko Noda shpërndau Dhomën e Ulët të Parlamentit. Zgjedhjet e parakohshme janë caktuar për datën 16 dhjetor. Sipas sondazheve më të fundit të opinionit publik, fitoren në këto zgjedhje do ta korrë Partia Liberal Demokratike. Kurse kjo do të thotë se Kryeministër i ri do të bëhet lideri i saj Shinzo Abe.

Kryeministri Noda vendosi të shpërndajë Dhomën e Ulët të Parlamentit duke arritur, nga ana tjetër, të sigurojë nga opozita mbështetjen e projektligjeve të rëndësishme të propozuara prej tij. Në veçanti bëhet fjalë për ligjin, i cili lejon emetimin e obligacioneve shtetërore shtesë, çka do të lejojë mbylljen e vrimës në buxhet dhe do t'i japë qeverisë mundësinë për të anashkaluar falimentimin që e kërcënon atë.