Sipas njoftimeve të korrespondentit të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" në Lindjen e Mesme Eugjeni Erlih, sot në Tel Aviv sërish ra sirena e alarmit. Sipas të dhënave paraprake, në drejtim të kryeqytetit u lëshuan dy raketa dhe të dyja shpërthyen pa arritur deri në qytet.

"Ne ende nuk e dimë nëse Komandanti kryesor do të vendosë apo jo fillimin e operacionit në tokë - futjen e këmbësorëve në Rripin e Gazës. Por me çdo të shtënë mbi Tel Aviv-in, ne kuptojmë se ky hap është gjithnjë e më afër ", - njofton Erlih.

Tani në kufirin me Rripin e Gazës janë vendosur dy divizione në gatishmëri të plotë luftarake. Trupat e rezervistëve po zëvendësojnë ato të rregullta në veri, të cilat po shpërndahen në drejtim të kufirit me Rripin e Gazës. Korrespondenti ynë nuk përjashton mundësinë që Izraeli të fillojë operacionin tokësor që këtë natë.