Ushtria izraelite njoftoi të premten mbi fillimin e rekrutimit të detyrueshëm të 16.000 rezervistëve për nevojat e operacionit ushtarak në Rripin e Gazës, njoftuan ushtarakët.

Në vigjilje ushtria mori sanksionin e Qeverisë për mobilizimin e 30.000 personave, duke dhënë shkas me këtë të flitet për përgatitjen e fazës së fushatës ushtarake tokësore, e cila për momentin është kufizuar vetëm me sulmet në distancë.

Mediat lokale njoftojnë për fillimin e hedhjes së njësive të këmbësorisë në zonat kufitare me Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe brigadën e trupave të këmbësorisë "Givati", e cila është një brigadat më me përvojë.