Natën e së enjtes Forcat Ushtarake Ajrore izraelite dhanë rreth 70 goditje mbi pikat nëntokësore të sistemeve të lëshimit të raketave me rreze të mesme veprimi në Rripin e Gazës. Sipas informacionit të shërbimit për shtyp të Ushtrisë izraelite, të gjithë objektivat u asgjësuan.

Seria e re e sulmeve nisi fill pas lëshimit nga ana e militantëve palestinezë të raketës me rreze të largët veprimi "Fajar-5", e cila arriti në pjesën jugore të Tel Avivit, që ndodhet 65 km larg Rripit të Gazës. Bombardimi i pjesës qendrore dhe më të populluar të Izraelit shkaktoi njëfarë paniku në mesin e popullatës, megjithatë nga shpërthimi nuk pati të asnjë të lënduar.