Në Iran u arrestuan disa spiunë të huaj, të cilët, siç pohojnë autoritetet, kishin përgatitur një seri sulmesh terroriste. Për këtë u njoftua në Ministrinë e Sigurisë të Republikës Islamike. Në ministri nuk e specifikojnë numrin e të ndaluarve dhe kombësinë e tyre.

"Të arrestuarit kishin planifikuar sulme terroriste ndaj objekteve energjetike në provincën jugore Khuzestan", - thuhet në deklaratën e ministrisë. Njoftohet gjithashtu se atyre u janë konfiskuar pajisje komunikimi, armë dhe mjete shpërthyese të improvizuara. Forcat iraniane të sigurisë dyshojnë se eksplozivi është sjellë nga vendet arabe të Gjirin Persik.