Lëvizja Hamas e shkeli armëpushimin me Izraelin, të planifikuar për vizitën në Gazë të Kryeministrit të Egjiptit Hesham Kandil.

Menjëherë pasi Kandil arriti në Gazë në drejtim të territorit izraelit u lëshuan disa dhjetra raketa. Në qytetin e Eshkol raketa ra mbi një ndërtesë të administratës lokale. Vetëm në jug të vendit shpërthyen më shumë se 20 raketa të pakomanduara. Disa prej tyre u neutralizuan nga sistemi i mbrojtjes kundërajrore "Kupola e hekurt".

Pas kësaj Forcat Ushtarake Ajrore izraelite kryen sulme të reja në Rripin e Gazës. Në veçanti ata qëlluan shtëpinë e njërit prej liderave të Hamasit Muhammad Abu Shamal.