Agjencia e Prokurimit të Armatimeve të Francës në dhjetor të vitit 2012 - në fillim të vitit 2013 do të marrë partinë e fundit të 200 automjeteve të blinduara të lehta "PVP Mk3" të prodhuara nga kompania Panhard.

Porosia për 200 automjetet e blinduara për këmbësorinë e Ushtrisë së Francës u bë në shtator të vitit 2011. Kontrata ishte pjesë e një marrëveshjeje të madhe të furnizimit të ushtarakëve francezë me 933 automjete të blinduara PVP me vlerë prej 237 milionë dollarë.