Mijëra banorë të dy qyteteve më të mëdha egjiptiane - Kajro dhe Aleksandria - ditën e premte dolën në rrugë në shenjë proteste kundër veprimeve të Izraelit - agresionit kundër Rripit të Gazës. Demonstruesit mbanin në duar flamuj palestinezë dhe hidhnin me zë të lartë parulla kundër Izraelit në Sheshin Tahrir, ndërsa në qendër të Kajros dogjën një flamur izraelit. Për këtë njoftojnë mediat lokale.

Ngjarjet në fjalë u zhvilluan në lidhje me vizitën në Rripin e Gazës të Kryeministrit të Egjiptit Hisham Qandil, i cili u nis për atje atje në shenjë mbështetjeje.