Komitetit buxhetor iu desh të shtyjë votimin për miratimin e fondit evropian të globalizimit të fondeve për të ndihmuar Austrinë, Danimarkën, Spanjën, Italinë, Rumaninë, Finlandën dhe Suedinë, sepse Këshilli i BE-së nuk ra dakord për aplikimin e rregullimeve në buxhetin e vitit 2012, - thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Komisioni Evropian.

Nëse në negociata nuk do gjendet një rrugëzgjidhje për deficitin buxhetor të vitit 2012, atëherë në vitin 2013 këto fonde do të bllokohen.

Financimi me përmasa 25 milionë dollarë është parashikuar për ndihmën e më shumë se 5 mijë njerëzve që kanë humbur punën e tyre në shtatë vende të BE-së.