Kjo deklaratë u bë nga Kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian Catherine Ashton. Sulmet me raketa ajo i quajti absolutisht të papranueshme dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund atyre.

Në prag, Tel Avivi për herë të parë iu nënshtrua sulmit me raketa me rreze të largët veprimi nga Rripi i Gazës. Sipas informacioneve të fundit, në drejtim të qytetit nga Rripi i Gazës u lëshuan katër raketa me rreze të largët veprimi “Fajar-5”. Dy nga ato ranë në rrethinën jugore të Tel Avivit - Bat Yam. Ndërsa dy të tjerat nuk arritën dot deri në tokë dhe ranë në det.