Biznesmeni argjentinas me shumë ndikim Carlos Blaquiere, i cili drejton kompaninë më të madhe të prodhimit të sheqerit në vend, është akuzuar për ndalimin e paligjshëm të opozitarëve gjatë periudhës së qeverisjes së huntës ushtarake.

Një nga episodet e akuzave është e ashtuquajtura "Nata pa dritë": në vitin 1976 autoritetet e vendit ndërprenë qëllimisht energjinë elektrike në disa rajone të Argjentinës dhe nën mbulesën e errësirës i ngritën prita militantëve të opozitës.

Opozitarët u rrëmbyen direkt nga shtëpitë e tyre dhe më pas iu nënshtruan torturave. Sipas versionit të organeve hetimore, gjatë operacionit u përdorën mikrobusë, të vënë në dispozicion nga kompania e Blaquiere. Vetë ai i mohon akuzat e ngritura kundër tij.