Minibusi, që po transportonte pjesëmarrësit e një ceremonie martesore, u hodh në erë pas ndeshjes në një minë në provincën Farah në perëndim të Afganistanit. Siç njofton policia lokale, si rezultat i shpërthimit u vranë 18 persona dhe pesë të tjerë u plagosën.

"Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Shpërthimi u organizua nga lëvizja “Taleban”. Me ndihmën e këtyre sulmeve ata duan të mbjellin frikën", - njoftoi Përfaqësuesi i pushtetit lokal Abdul Rahman Zvandai.