Rusia nuk përjashton mundësinë e tërheqjes së saj nga Traktati i ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), por nga ana tjetër e konsideron këtë si një skenar të padëshirueshëm të rrjedhës së ngjarjeve, deklaroi të premten Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Riabkov.

"Nëse situata në fushën e mbrojtjes antiraket do të marrë një drejtim të padëshirueshëm dhe ne gjatë kësaj nuk do të arrijmë dot në kurrfarë marrëveshjesh, nga ana jonë do të ishte e papërgjegjshme të mos merrnim masat e duhura në sferën e armatimeve sulmuese, që janë objekt i marrëveshjes ASO-2010", - tha ai.

Zëvendësministri kujtoi se Moska kërkon nga Uashingtoni që t’i japë asaj garanci ligjore se sistemi europian i mbrojtjes antiraket (MAR) nuk drejtohet kundër potencialit strategjik të Rusisë.