Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë biseda telefonike me liderët botërorë mbi situatën në Lindjen e Mesme. Këtë ua komunikoi gazetarëve Sekretari i tij për shtyp Dimitri Peskov.

Sipas fjalëve të tij, Putin është seriozisht i shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme dhe ndjek me vëmendje të përqendruar zhvillimet e fundit atje.

Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme ruse u bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve të pushojnë menjëherë konfrontimin e armatosur.