"Gazprom" dhe Bullgaria nënshkruan të enjten një marrëveshje mbi vendimin përfundimtar të investimeve për ndërtimin e tubacionit të gazit "South Stream" ("Rryma Jugore") në territorin e republikës, thuhet në njoftimin e kompanisë ruse të gazit. Të enjten u zhvillua vizita e punës në Bullgari e delegacionit të SHA "Gazprom" të kryesuar nga Drejtori i kompanisë Aleksei Miller.

Si rezultat i kësaj tashmë janë marrë të gjitha vendimet përfundimtare për investimet në projektin "South Stream" si për sa i përket sipërfaqeve tokësore të kalimit të gazsjellësit në territoret e Bullgarisë, Hungarisë, Serbisë e Sllovenisë, ashtu dhe për zonën e shtrimit të tubacionit nëpër fundin e Detit të Zi.