Puna e "kuartetit" (BE, SHBA, Rusi, OKB) të Lindjes së Mesme duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Për këtë deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov në një konferencë shtypi mbi përfundimet e dialogut strategjik pas takimit të dytë ministror Rusi - Këshilli i Bashkëpunimit i Shteteve Arabe të Gjirit Persik.

0Ai theksoi se "i vjen shumë keq nga fakti se "kuarteti" nuk qe në gjendje të mblidhet dhe të demonstrojë konkretisht një qëndrim të qartë në favor të krijimit të kushteve për rifillimin e negociatave mes Palestinës dhe Izraelit". Dialogu paqësor mes këtyre dy vendeve u ndërpre rreth dy vjet më parë.