Komanda e Ushtrisë së SHBA-ve nënshkroi një kontratë me kompaninë EADS North America për furnizimin suplementar me 34 helikopterë multifunksionalë “UH-72A Lakota”. Shuma e marrëveshjes përbën 181.8 milionë $. Duke pasur parasysh porosinë e re numri total i helikopterëve të rinj, të cilët duhet të marrin ushtarakët, arrin në 312 njësi. Deri në vitin 2016 Ushtria amerikane ka në plan të rrisë numrin e helikopterëve Lakota deri në 347 njësi.

Lakota mund të mbajë deri në nëntë pasagjerë, të arrijë shpejtësinë 268 km/h dhe të fluturojë në një distancë prej 685 kilometrash. Ky version multifunksional i pajisjeve ushtarake nuk ka armatime.