Moska do t’i përgjigjet me rreptësi miratimit nga ana e SHBA-ve të "Ligjit Magnitskij". Kjo u deklarua sot nga Zëdhënësi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse Aleksandër Llukasheviç.

"Një hap i tillë do të ketë një ndikim të pashmangshëm në tërë kompleksin e marrëdhënieve dypalëshe. Nuk do ta lëmë pa pasoja këtë iniciativë antiruse", - nënvizoi diplomati. Sipas fjalëve të tij, Moska do të reagojë shumë ashpër ndaj saj.