Seancat dëgjimore të çështjes gjyqësore të James Holmes, të dyshuarit për vrasjen e 12 personave në kinemanë Century 16 Movie në periferitë e qytetit të Denverit në korrik të këtij viti, janë shtyrë për një muaj, pasi "Pushkatari i Colorado-s" është shtruar në spital, njoftuan avokatët e tij.

Avokatët mbrojtës nuk sqaruan shkakun e shtrimit në spital. Megjithatë disa media të qytetit të Denverit menjëherë njoftuan të mërkurën vonë, duke cituar burimet e tyre të mirinformuara, se i dyshuari është hospitalizuar me lëndime në kokë. Sipas fjalëve të tyre, Holmes goditi me kokë hekurat e qelisë së tij - me shumë gjasa qëllimisht. Zv. Sherifi i qarkut Arapahoe, ku ndodhet burgu i Holmes, nuk është prononcuar mbi ngjarjen në fjalë.