Në kompjuterin e të dashurës së ish-Kreut të CIA-s David Petraeus janë zbuluar dokumente sekrete, deklaruan përfaqësuesit e organeve ligjore që po hetojnë çështjen në fjalë.

Çfarë lloj informacioni sekret ruhej konkretisht në kompjuterin e Paula Broadwell, në ç'mënyrë e dashura e ish-Kreut të CIA-s morri akses në këtë informacion dhe nëse janë shkelur apo jo rregullat e ruajtjes së sigurt të dokumenteve të tilla - të gjitha këto do të sqarohen gjatë rrjedhës së hetimeve të mëtejshme.

Ish-Kreu i CIA-s më 15 nëntor do të dëshmojë në Senatin Amerikan në lidhje me çështjen e sulmit mbi konsullatën amerikane në qytetin libian Benghazi, si pasojë e të cilit humbi jetën Ambasadori amerikan në Libi Christopher Stevens dhe tre shtetas të tjerë amerikanë.