Rusia është e gatshme të rifillojë negociatat me NATO-n mbi armatimet konvencionale në Europë nga një fletë e bardhë. Kjo u deklarua nga i Dërguari i ri rus në NATO Alekandër Grushko. Sipas fjalëve të tij, gjëja më e rëndësishme është shmangia e përpjekjeve për të ndërlidhur këto negociata me problemet politike.

"Sot situata paraqitet më e ndërlikuar, teknologjia në vetvete ka ndryshuar, janë prodhuar lloje të reja armësh, duke përfshirë avionët pa pilot (drones). Të gjitha këto në një mënyrë ose në një tjetër duhet të merren parasysh në procesin e dialogut", - nënvizoi diplomati. Ai beson se si platformë e zhvillimit të bisedimeve mund të shërbejë OSBE-ja.