Në Ministrinë e Mbrojtjes ruse u ndërruan dy zëvendësministra, dëshmojnë dekretet e postuara në faqen e Internetit të Kremlinit.

Nga detyra e Zëvendësministrit të Mbrojtjes u liruan Elena Kozllova dhe Dimitri Çushkin. Në Ministrinë e Mbrojtjes ata erdhën fill pas emërimit të Anatoli Serdjukov, i cili u shkarkua nga posti i tij si Kreu i dikasterit në fillim të muajit nëntor.

Si zv.ministra të rinj të mbrojtjes u emëruan Zv. Kryeministri i Rajonit të Moskës Rusllan Calikov dhe Zv. Kryetari i parë i Komisionit Industrialo-Ushtarak të Rusisë Juri Borisov.